Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një 30-vjeçar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Operacioni erdhi si rezultat i punës së pandërprerë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe falë informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Forcat e rendit kishin marrë informacion paraprak se një shtetas po lëvizte i armatosur brenda qytetit bregdetar. Mbi bazën e këtyre të dhënave, shërbimet e policisë lokalizuan në lagjen nr. 4 automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të befasishëm fizik ndaj drejtuesit dhe kontrollit të imtësishëm në brendësi të mjetit, efektivët gjetën dhe sekuestruan:

1 armë zjarri pistoletë;

1 krehër me fishekë luftarakë.

Procedimi ligjore

Në cilësinë e provës materiale, përveç armatimit dhe municionit, Policia e Shtetit ka bllokuar edhe automjetin me të cilin udhëtonte 30-vjeçari.

“Shtetasi D. Z. u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Policia mbetet e angazhuar në kontrolle intensive për të garantuar sigurinë publike dhe rendin në qytet,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME