Categories Lajme

Operacioni “Mezhgorani”, arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim

Policia e Gjirokastrës arrestoi një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”. Ai është një i ri në moshë 25 vjeç, me inicialet A.Ç. Ky shtetas është pjesë e grupit të personave të arrestuar për prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, mbajtjen pa leje të armëve. Gjatë operacionit u arrestuan apo proceduan të paktën 53 persona, ku mes të ndaluarëve është dhe gazetari dhe sipërmbarrësi Henri Çili.

Njoftimi i Policisë: Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u ndalua shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Këlcyrë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Një ditë më parë Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”, finalizuan me sukses operacionin policor “Mezhgorani“.

Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ‘’Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjatë operacionit që ka zgjatur 6 muaj janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 53 shtetas.

Këtyre personave u janë sekuestruar 3 pushkë automatike me silenciator, 2 kallashnikov, 10 kallëpe tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete te markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis, shuma prej 10 milion lekësh, 7500 euro, si dhe 3500 euro të dyshuara të falsifikuara.

Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër, Fier e Tiranë, Forca e Posaçme Operacionale në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME