Categories Lajme

Operacioni “Xhetoni” vë në pranga punonjësin e lokalit, shpallet në kërkim pronari (EMRI)

Operacioni “Xhetoni” i organizuar në Tiranë, ka vënë në pranga punonjësin e një lokali në Tiranë. U arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Xukthi, 47 vjeç (punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. H, 36 vjeç(pronari i lokalit).

Njoftimi i Plotë: Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhetoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë punonjësi i lokalit si dhe shpallet në kërkim pronari që kishte vënë në dispozicion lokalin për ta përdorur për lojëra fati.

Sekuestrohen 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, Specialistët e Seksiomit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Xhetoni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Xukthi, 47 vjeç (punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. H, 36 vjeç(pronari i lokalit).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera si dhe duke përshtatur ambiente për lojra fati.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vijon puna për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME