Categories Lajme

Orë kritike për Andi Malokun, shoferi i prokurorit është i vetëdijshëm, ka marrë plumba në të dyja mushkëritë

Vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku, i cili ka marrë disa plumba, e megjithatë ende nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni.

“Andi Maloku është i vetëdijshëm dhe ka plumba në të dyja anët e mushkërive, ai vijon të jetë në orë kritike për jetën, ndërsa është i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit, për shkak se ka marrë një plumb në zonën e shtyllës kurrizore”, raporton Fax News nga spitali i Traumës në Tiranë.

Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që tre të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.

Në ambientet e spitalit të Traumës ka ende punonjës të policisë që qëndrojnë në derën e reanimacionit, ku qëndron i intubuar Andi Maloku.

Kujtojmë se më herët është zbardhur dhe dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja, i cili pretendon se nuk ka qenë objektiv i atentatit, pasi atë porositësit mund ta gjenin kudo.

Andi Maloku është një ish-punonjës i policisë së Krujës, ndërsa nëna e tij vuri dje kujën në ambientet e spitalit të Traumës, ku sipas saj i biri po humbte jetën e tij për 300 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME