Categories Lajme

Organizuan dasma në kohë pandemie, gjobiten pesë subjekte në Durrës dhe Krujë

Nuk ndalen dasmat në periudhë pandemie, pavarësisht urdhrit të qeverisë. Së fundmi janë ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, administratorë dhe pronarë të pesë subjekteve në Durrës dhe Krujë dhe me mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore dy prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 4 subjekte në Krujë dhe 1 në Durrës, të cilët kishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, një subjekti me administrator shtetasin B. M., pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin me pronar shtetasin F.Gj., në fshatin Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin me pronare shtetasen Xh. B., në Thumanë, Krujë dhe subjektit me administrator D. T., në Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë për secilin, pasi u konstatuan duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në Arapaj, Durrës, me pronar shtetasin A. B., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME