Categories Politike

Raporti i OBSH për mjekët, Meta: Problem shumë serioz, të investohet nga financat publike për ta zgjidhur!

Ilir Meta bën thirrje për të gjetur një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve në Shqipëri, që sipas OBSH, janë në numër tepër të ulët për banorë. Ky është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor thekson kreu i shtetit. “Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor. Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal. Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar”, thekson Meta.

POSTIMI: Numri tepër i ulët i mjekëve për banor në Shqipëri është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor. OBSH evidenton shumë qartë këtë situatë kritike në raportet e saj. Shqipëria paraqet numrin më të ulët të mjekëve për banorë se sa shumë vende të Ballkanit dhe kjo është e papranueshme.

Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor.

Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal.

Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar.

Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor. 🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME