Categories Lajme

Orteku në Itali vret dy skiatorë

Rënia e një orteku dëbore në masivin malor të Monblanit ka vrarë të paktën 2 skiatorë italianë. Aksidenti u raportua jashtë pistës normale ku po lëviznin dy viktimat. Ambientet për ski do të qëndrojnë të hapura por nën monitorim.

Shkëputja e një orteku bore u ka marrë jetën të paktën dy skiatorëve në alpet italiane.Ngjarja u shënua në majën e masivit malor Monblan që zgjatet mes Francës, Italisë dhe Zvicrës.Fatkeqësia u raportua nga një skiator që në kohën e aksidentit po rrëshqiste afër vendngjarjes.Trupat e dy shtetasve italianë 28 dhe 32 vjeç u gjetën të zhytur nën dëborë në lartësinë 3 mijë metra.

Mësohet se viktimat, prej të cilëve njëri mjeshtër i skive, po e ushtronin aktivitetin sportiv jashtë pistës.Goditja nga grumbulli i borës ndodhi në një majë 500 metra poshtë stacionit të teleferikut.Një ortek i dytë u rrëzua pak minuta më vonë.Autoritetet thanë se ambientet mbeten të hapura për skiatorët, edhe pse nën monitorim të rreptë.

Sipas tyre, tragjedia ka prishur imazhin e një prej sezoneve më pozitive nga pikëpamja e faktorëve teknikë, si reshjet e dëborës dhe temperaturat.

Maja “Helbronër” ku ndodhi aksidenti ndodhet mbi 3,400 metra mbi nivelin e detit dhe afër teleferikëve panoramikë të “Skajuejit”, nga më të lartët në Europë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME