Categories Lajme

Oscar 2020, pak orë nga nata e madhe e çmimit prestigjioz

Qyteti Los Angeles identifikohet shpesh me Hollivudin.Të dielën aty mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Kjo javë u shënua me veprimtari të ndryshme deri në kulmimin e ngjarjes, të dielën mbrëma. Shumë prej veprimtarive e kanë origjinën dhjetëra vite më parë kur aktorët e Hollivudit nuk ishin milionerë dhe kur u shpik ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Akademisë.

Nga fundi i viteve 1920 producentët e Hollivudit preferonin të kalonin kohën dhe zhvillonin takime në hotelin Millenium Biltmore. Thuhet se ishte pikërisht në këtë vend, ku në vitin 1927 dezinjatori hodhi në pecetë skicat e para të statujës Oscar. Ana Segura është Drejtore e Shitjeve dhe Marketingut në hotelin Millenium Biltmore.

“Gjatë takimeve paraprake për planifikimin e çmimeve Oscar, disa persona po bisedonin për këtë çështje dhe njëri prej tyre filloi të vizatonte mbi një pecetë. Ky vizatim është ajo që tani njihet si statuja Oscar”.

Askush nuk e di se ku ka përfunduar peceta historike. Zonja Segura beson se ajo humbi afro 100 vite më parë.

Por dizanjo e statujës mbijetoi duke debutuar në vitin 1929 në ceremoninë e parë të Çmimeve Oscars në hotelin Roosevelt, dhe më pas u zhvendos në hotelin Biltmore. Në këtë sallë u zhvilluan tetë cermoni që padyshim atëherë kishte një pamje tjetër.

“Kjo sallë fillimisht u ndërtua për ceremoninë me një skenë madhështore. Më pas hoteli u rinovua dhe kështu u ul edhe tavani tejet i lartë”, thotë zonja Segura.

Pritje pompoze, fustane të bukura mbrëmjesh dhe kostume, kjo ishte salla për të parë gjithçka, apo për të qënë në qendër të vëmendjes në Hollivudin legjendar. Fotot që zbukurojnë muret e hotelit ofrojnë një udhëtim në kohë për vizitorët, thotë zonja Segura.

“Kjo foto e Walt Disney-it me Shirley Temple… bukuria qëndron tek çmimi Oscar. Është legjendare sepse ka të bëjë me filmin Shtatë Xhuxhët me të cilën fitoi çmimin Oscar…pra janë shtatë statuja të vogla Oscar dhe trofeu i madh.”

Hoteli Biltmore nuk tërhiqte vetëm yjet e Hollivudit. Mes viteve 1920 dhe 1933, kur prodhimi dhe shitja e alkoolit ishte e jashtëligjshme, ky vend tërhiqte një shpresë të ndryshme. Gangsterët dhe politikanët vinin të takoheshin këtu fshehurazi në një lokal sekret të fshehur pas këtij muri, thotë Ana.

“Zyrtarë të lartë të qeverisë dhe njerëz të famshëm. Dhe si rezultat i ndalimit të alkoolit, njerëzit duhet të lëviznin dhe kështu kishin ndërtuar një kalim të fshehtë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME