Categories Lajme

“Pa Bachelor të futesh direkt në Master”

Ministrja Nikolla u shpreh sot në parlament, se një ndër arritjet në fushën e arsimit, është mbyllja e 22 kioskave, siç i quajti ajo universitetet private të mbyllura. Por problemi duket më i thellë se kaq. Etleva Çezma tregoni në “Stop”, se ka përfunduar studimet 3-vjeçare për cikël të ulët në Universitetin “Vitrina” në vitet 2010-2013 dhe më pas ka vijuar masterin shkencor në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në vitin 2010 kam filluar studimet në Universitetin Vitrina dhe deri në 2013 kam studiuar mësuesi cikël i ulët. Kam paguar një tarifë prej afërsisht 400 eurosh. Kam filluar masterin shkencor në shtet, tek Universiteti UAMD në Durrës. I kam dhënë shtetit 1 400 mijë lekë tarifë si çdo student. Këto janë edhe dy diplomat e mija, por kur shkoj tek DAR në Kamëz për të bërë praktikën pasi kështu janë procedurat, drejtoresha më thotë që nuk të quhen të dyja diplomat. Kur shkoj tek Ministria e Arsimit, një punonjëse atje më tha që Universiteti Vitrina është i paakredituar, ndërkohë që këtu thotë që programi mësuesi-cikël i ulët ka qenë i akredituar nga Ministri Myqerem Tafaj.

Shefi i burimeve njerëzore të DAR Kamëz, Sulejman Kita, tha se njohja e diplomës është kompetencë e Ministrisë. Ndërsa në Ministri thonë, që diploma nuk njihet dhe për vijimin e studimeve në Universitetin Publik, përgjegjësi mban vetë Universiteti. Në këtë mënyrë, të gjitha institucionet bëjnë ping-pong dhe problemit të Etlevës, nuk i jep askush as zgjidhje dhe as përgjigje.

DAR Kamëz: Atëherë me datën 10.01.2017, SH.L.P Vitrina  rezulton, që ka qenë i paakredituar.

Gazetarja: Cilat vite? Të gjitha vitet, që ka nxjerrë në treg?

DAR Kamëz: Të gjitha vitet, bëhet fjalë për arsim fillor, rezulton i paakredituar. Pra Vitrina ka qenë e paakredituar dhe për rrjedhojë, ato nuk janë  diploma të vlefshme.

Gazetarja: Në 2017-tën rezulton në këtë formë, po si ka mundësi që në 2013-tën ka filluar në shtet?

DAR Kamëz: Atëherë duhet të shkoni të pyesni ato, që kanë lëshuar atë diplomë.

Sëbashku me Etlevën dolëm nga një takim me shefin e burimeve njerëzore të  DAR Kamëz, ku na tha dhe na vuri në dispozicion një shkresë të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, ku Universiteti Vitrina është i paakredituar për mësuesi të ciklit të ulët. Pra ti Etleva nga Gjimnazi ke marrë direkt një diplomë të masterit shkencor në Universitetin e Durrësit”, tha gazetarja e STOP.

Po është skandal, pa Bachelor të futesh direkt në Master”, tha Etleva Çezma.

Punonjësja e APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë): Është një problematikë, që këtyre u është krijuar si rrjedhojë e regjistrimit, që kanë bërë në Universitetin Publik. Tani, këtë pjesë, ne nuk e prekim si agjenci. Ne vlerësojmë programin e studimit, përmbajtjen, vlerësim cilësie i përmbajtjes së programit, lëndëve, që ofrohen e të gjitha këto. Por me këtë pjesë të transferimeve dhe vijimin e studimeve të cikleve të tjera, në qoftë se ata i kanë mbyllur studimet e një cikli, ne nuk i përfshijmë. Është kompetence e ministrisë.

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë në drejtoi tek Ministria. Komunikuam me Ministrinë, por na u tha se në qoftë se një program studimi është i paakredituar, atëherë diploma e Universitetit privat është e pavlefshme. Dhe sa u përket transferimeve nga universiteti privat në universitetin publik, janë vetë përgjegjës Universitetet publikë, të cilat janë të pavarur nga qeveria.

Për problemin e Etlevës, Universiteti Aleksandër Mosiu në Durrës tha në një përgjigje me email se “Studentja Etleva Maksim Çezma ka aplikuar dhe është regjistruar brenda të gjitha afateve dhe kushteve të parashikuara në udhëzimin nr. 49, datë 6. 9. 2013. Pas mbylljes së fazës së parë të regjistrimit të aplikantëve fitues, janë dërguar listat zyrtare në AKP për pajisjen me numër matrikulli dhe AKP e ka pajisur studenten me numër matrikulli.

Pra në këtë rast Etlevës i është njohur edhe masteri shkencor në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, por gabimi, apo faji vazhdon të mbetet jetim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I mituri shqiptar kapet duke shpërndarë drogë rrugëve të Italisë, ja çfarë i gjeti policia në shtëpi

Një i mitur shqiptar është kapur në ndjekje nga efektivët e policisë italiane, teksa ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Momenti kur ekipet e emergjencës të Forcave të Armatosura shpëtojnë 220 dele dhe 200 qengja nga përmbytjet në Fier

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka shkaktuar përmbytje të rënda në fshatin Hasturkas,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte i shoqëruar nga 3 policë të Burgjeve, një ‘Audi’ i bardhë e priste jashtë! Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali , arratiset shoku i tij! Gjenden gurë të çmuar, ar e ora luksoze

Shqiptari është arrestuar nga karabinierët në Itali, pasi jo vetëm është kapur në flagrancë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Kavajë, automjeti kthehet përmbys! Shoferi humbet vëmendjen dhe përplaset me një makinë tjetër

Rreth orës 18:00 diten e djeshme, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës, është regjistruar…

LEXO ME SHUME