Categories Lajme

Pa patentë, kush është 17-vjeçari që humbi jetën në aksident

I riu që shihni në foto është Myftar Xhebro, 17-vjeçari i cili humbi jetën në aksionin e ndodhur orët e vona të së premtes në Gjirokastër. Ai ishte nën drejtimin e një mjeti tip “Benz” që ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Impakti rezultoi fatal për jetën e 17-vjeçarit.

Myftar Xhebro

Ora 8:00 – Nën drejtimin e mjetit, makina del nga rruga dhe 17-vjeçari humb jetën

Ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit që u aksidentua orët e vona të së premtes në Gjirokastër.

Viktima është Myftar Xhebro, 17 vjeç, moshë në të cilën ligjërisht është e ndaluar të drejtosh një automjet.

“Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh. 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi). Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lokale.

***

13.12.2019, Ora 23:50 – Aksident i rëndë, 1 person bllokohet në makinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gjirokastër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një person ndodhet i bllokuar në mjet. Personi i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, ishte nën drejtimin e një makine që ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Tre autoambulanca nodhen në vendngjarje. Po punohet për nxjerrjen e shoferit nga mjeti. /Boldnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME