Categories Lajme

Pacienti i parë i COVID-it në Itali hyn në garë vrapimi: Isha pozitiv, mendoj pozitivisht!

Pacienti i parë i identifikuar me COVID-19 në Itali ka marrë pjesë të shtunën në një garë vrapimi me stafetë, pak javë pasi u lirua nga kujdesi intensiv. 38-vjeçari Mattia Maestri të shtunën ishte pjesë e garës dyditore. Ai u shpreh “me fat” që i ka mbijetuar virusit dhe se është në gjendje të marrë pjesë simbolikisht në garën që bashkon dy qytezat e para të goditura në rajonin e Italisë veriore, Codognon dhe Vo Euganeon.

Ai kishte rezultuar pozitiv më 21 shtator në Codogno. Shtatë muaj më pas, u bë simbol i shpresës së luftës kundër COVID-19, duke thënë se është mirë me shëndet dhe në gjendje të marrë pjesë në pjesën e fundit të garës. Rreth 40 garues janë pjesë e garës simbolike dyditore me stafetë, në shtegun 188 kilometrash, raporton AP, përcjell Albinfo.ch

Codogno ishte qyteza e parë në Itali, në zonën e Lombardisë, që ishte izoluar pasi kishte arritur zonën e kuqe më 23 shkurt, para se virusi të niste të shpërndahej me të madhe. Maestri kishte shkuar në spital më 18 shkurt duke u ankuar për simptoma gripi. Ishte kthyer në shtëpi, por gjendja i ishte përkeqësuar dramatikisht. Më pas u testua për COVID-19 pasi doktorët kuptuan se në fillim të atij muaji kishte qëndruar me një njeri që kishte qenë në Kinë.

Tri javë i kaloi në kujdes intensiv dhe disa të tjera si i hospitalizuar. Babai i tij vdiq nga virusi. Ndërsa pak pasi Maestri u lirua nga spitali bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën e tyre të parë. Italia ishte për një kohë vendi më i goditur nga COVID-19. Deri tash në këtë shtet janë regjistruar 308 mijë raste me koronavirus. 35 mijë persona kanë humbur betejën me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME