Categories Lajme

Padi civile ndaj kryeministrit Conte, familjet në Itali kërkojnë 120 milionë euro, ja pse

Rreth 500 të afërm të personave që kanë vdekur nga COVID-19 në Itali njoftuan të mërkurën se kanë nisur veprimet ligjore kundër autoriteteve në nivel kombëtar e rajonal, duke kërkuar 100 milionë euro (122 milionë dollarë) dëmshpërblim. Padia civile, paraqitur në një gjykatë të Romës, është ngritur kundër Kryeministrit Giuseppe Conte, Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe Guvernatorit të Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana. Zëdhënësit e të tre politikanëve nuk iu përgjigjën një kërkese të agjnecisë Reuters për koment.

Italia, vendi i parë perëndimor i goditur nga koronavirusi, ka raportuar më shumë se 70,000 vdekje nga COVID-19 që pas shfaqjes së virusit në muajin shkurt, numri më i lartë në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë. Rajoni më i goditur është Lombardia, ku pacienti i parë me COVID-19 u zbulua më 20 shkurt. Padia gjyqësore është ngritur nga anëtarët e një komiteti të quajtur “Noi Denunceremo” (Do të denocojmë), krijuar në muajin prill për të përfaqësuar të afërmit e njerëzve që vdiqën në Bergamo, një nga qytetet më të prekura të Lombardisë.

“Kjo çështje është dhurata jonë për Krishtëlindje për ata që duhet të kishin bërë atë që duhej, e që nuk e bënë”, tha në një deklaratë Presidenti i grupit, Luca Fusco. Shqetësimi në lidhje me menaxhimin e krizës nga Italia u rindez javën e kaluar kur prokurorët në Bergamo morën në pyetje Francesco Zambon, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i cili ishte bashkëautor i një raporti mbi përgjigjen e Italisë ndaj COVID-19-s.

Në raport thuhej se përgjigjja e spitaleve italiane kishte qenë “e improvizuar e kaotike” dhe se “ishte dashur kohë përpara se udhëzimet zyrtare të bëheshin të disponueshme”.Raporti u botua nga OBSH-ja më 13 maj, por ishte hequr shpejt nga faqja e saj në internet.

OBSH-ja tha që ajo e ishte hequr për shkak të “pasaktësive faktike”, por nuk pranoi të thoshte se cilat ishin ato. Anëtarët e komitetit “Noi Denunceremo”, thanë se kur shpërtheu virusi në Lombardi, autoritetet lokale dhe qeveria qendrore nuk arritën të ndërmarrin veprime të shpejta të cilat mund të kishin shmangur nevojën për një bllokim kombëtar dhe dëmin ekonomik që solli për pasojë.

Ata gjithashtu pretendojnë për një mungesë gatishmërie, ku as Roma dhe as rajoni i Lombardisë nuk kishin një plan të azhurnuar për të trajtuar një pandemi të mundshme. “Autoriteteve do t’u kërkohet një dëmshpërblim mesatar prej 259,000 eurosh për person ose një total prej rreth 100 milionë eurosh”, thuhej në deklaratën e grupit.

Në qershor “Noi Denunceremo” u kërkoi prokurorëve në Bergamo të hetonin përgjegjësinë e mundshme penale lidhur me mënyrën se si u menaxhua pandemia. Gjatë verës zoti Conte u mor në pyetje nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit, por nuk ndodhet nën hetim penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME