Categories Lajme

Pagë për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit, ja sa paguhen deputetët e ministrat

Ndonëse nuk e ushtrojnë detyrën e tyre që nga 22 gushti i këtij viti, deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre prej rreth 2 mijë eurosh.Të njëjtat përfitime, përpos ish-deputetëve, do t’i gëzojë edhe për një vit gjithë kabineti qeveritar në dorëheqje, duke përfshirë ministrat, zëvendësministrat, këshilltarët politikë etj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

120 deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, 21 ministrat, mbi 80 zëvendësministra, si dhe afro 100 këshilltarë politikë të qeverisë “Haradinaj” do të vazhdojnë t’i marrin pagat edhe pas përfundimit të mandatit të tyre. Këto përfitime ata do t’i gëzojnë deri më 27 gusht të vitit 2020, kur edhe përfundon afati ligjor, i paraparë me Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, i cili është hartuar dhe është miratuar në vitin 2010 e që e përcakton kompensimin e pagës bazë të deputetit për një periudhë 12-muajshe pas përfundimit të mandatit të tyre.

Përpos deputetëve, pa përfitime nuk do të mbetet as ish-kabineti i qeverisë “Haradinaj”, kjo për shkak se ish-deputetët e legjislaturës së kaluar kishin miratuar një amendament, i cili i shpërblen me pagë kalimtare edhe zëvendësministrat e Qeverisë, duke ua mundësuar atyre të shpërblehen me 70 për qind të pagës për gjashtë muaj edhe pas përfundimit të mandatit, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të 20 dhjetorit të 2017-s, një zëvendësministër është paguar në vlerën prej 1.150 eurosh, kurse pas përfundimit të mandatit ata do të marrin më pak se 800 euro për periudhën e paraparë sipas ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME