Categories Lajme

Pagoi me çek fals hotelin në Vlorë,italiani nuk kishte paguar as makinën e marrë me qera

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një hotel në jug të vendit, ku një shtetas italian është martuar me një shtetase shqiptare dhe ka ikur pa paguar lekët e dasmës. Denoncimi është bërë nga hoteli, përmes një postimi në facebook, ku thuhet se italiani akomodoi për një javë në këtë hotel dasmorët, organizoi ceremoninë martesore dhe në fund pagoi me një çek që rezulton fals.

Rezulton se italiani ka bërë vetëm një pagesë me vlerë 500 euro, ndërkohë qe i ka thënë administratorit të hotelit, Vasil Bedinit, që deri të premten do bëjë pagesën totale të dasmës që ka bërë tek hoteli, një borxh prej mijëra eurosh.

Kartat e kreditit që i kishte me vete dhe gjoja do bënte pagesën kanë qenë bosh, dhe e kishte mashtruar me një cek. Bedini shprehet për Top Channel që nuk kishte fort besim se italiani do të kryente pagesën, pasi ai dukej që ishte mashtrues dhe në komunikimet që ka patur i ka thënë që nëse nuk bënë pagesën Shqipërinë do ta shohësh vetëm me google earth!

Ndërkohë, aq mashtrues ishte italiani sa që, makinën që kishte marrë me qira nuk e kishte paguar, madje e kishte lëne dhe ne Rinas, duke i marrë dhe çelsat me vete, një tjetër dëm ndaj një pronari që jep makina me qira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME