Categories Lajme

“Paguante shpenzimet mjekësore për të ëmën”, merret vendimi për të riun shqiptar

Dy vite e katër muaj burg do të vuajë një i ri shqiptar në Britani, pasi në banesën e tij u gjetën mbi 100 rrënjë kanabis. Sipas asaj që shkruajnë mediat, policia zhvilloi një operacion për bastisjen e shtëpisë së tij më 14 Shtator. Aty gjetën tre dhoma të përshtatura për rritjen e kanabisit.

Ndërkohë arrestimi i të riut shqiptar, 23-vjeçarit S. Gjikola u krye disa orë pas operacionit. Në fillim ai nuk ishte në shtëpi, por u kthye 8  orë më vonë. Këtu zbuloi policët të cilët gjendeshin në banesë. Më pas u bë dhe ndalimi i menjëhershëm i tij. I riu kishte disa dokumente false. Bëhet fjalë për tre karta identiteti rumune, të tre me emra të ndryshme dhe dy patenta rumune. Të gjitha dokumentet kishin fotografinë e 23-vjeçarit. Gjikola tha përpara gjykatës se kishte shkuar në Britani përpara 6 muajsh.

Avokatja e tij sqaroi arsyet pse shqiptari ishte detyruar që të punonte aty. Shkak sipas saj ishin bërë borxhet që kishte marrë për të paguar shpenzimet mjekësore për të ëmën.

“Erdhi një moment që ai duhet të kthente paratë. Ishte në presion. Fillimisht punoi si pastrues në Londër. Shumica e parave që punonte u shkonin personave që i kishte marrë hua në Shqipëri. Kur erdhi në Stoke-on-Trent ai ishte i vetëdijshëm për operacioni, e dinte që po vepronte gabim, por kishte nevojë për paratë”, tha avokatja Catherine O’Reilli. Kjo nuk e ndaloi gjykatësin ta dënonte shqiptarin, i cili në fund të dënimit do të deportohet në Shqipëri./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME