Categories Lajme

“Paguhen 18 mijë euro për çdo shënim covid”, avokati: Kjo bëri që të rriten shifrat

Avokati Altin Goxhaj gjatë një interviste për Fax News hodhi sërish dyshime në lidhje me raportimin e shifrave të vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë. Goxhaj tha se nuk ka ende asnjë statistike sa persona kanë vdekur më Covid-19 në vendin tonë, ndërkohë që shoti se gjatë muajve dhjetor, janar dhe shkurt të 2017 kanë humbur jetën nga gripi 2800 persona shifër kjo shumë herë me e lartë se Covid. Goxhaj tha po ashtu se nga të dhëna ende të pakonfirmuara, qeveria paguhet për çdo humbje jete të shënuar si vdekje nga Covid-19, rreth 16 deri në 18 mijë euro.

“Qeveria ende nuk ka asnjë statistike në lidhje me vdekjet nga Covid-19. Me Covid-19 kanë vdekur deri tani më pak se 1% dhe më pak se muaji janar i vitit 2017. Në dhjetor 2016, janar dhe shkurt të 2017 kanë vdekur rreth 2800 vetë nga gripi. Deri tani kemi një numër dhjetë herë më pak nga Covid-19. Janë shifra që manipulojnë tërësisht të vërtetën dhe është anuluar bërja e autopsisë.

Nëse dikush vdes me Covid-19 shteti merr përsipër ceremoninë funerale, gjë që rrite dyshimet. Nga të dhëna ende të pakonfirmuara rezulton se shteti paguhet rreth 16-18 euro dhe kjo ka sjellë rritje të shifrave. Unë nuk jam në gjendje të them se nga vdiqën, por do të them që numri është aq i vogël.

Shifrat botërore janë të manipuluara dhe numri i të vdekurve nga Covid-19 është shumë më i vogël sesa nga sëmundjet e tjera. Ka dhe gripe që vrasin më shumë se Covid-19 dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që të mbyllët çdo gjë.”- tha Goxhaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME