Categories Lifestyle

Pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj

Nga gjashtë pajisje ju vjen fatura më e lartë e energjisë. Të gjithë kemi pasur frikë, të paktën një herë në jetën tonë, të kontrollojmë faturën e energjisë.

Shpesh, vlera mund të jetë shumë më e lartë se sa presim, prandaj duhet të gjejmë gjithmonë një mënyrë për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur. Mjafton të keni kujdes në disa pajisje, pasi harxhojnë shumë energji dhe ju sjellin faturë të lartë në fund të muajit.

Karikuesi i celularit – Shumë njerëz lënë karikuesit të lidhur në prizë çdo ditë, por nuk e kanë dijeninë se sa mund të rritin kostot e tyre të energjisë. Konsumi mesatar i energjisë i një karikuesi është 0.26 W, duke mos e përdorur atë arrin në 1 W deri në 5 W, edhe kur është i lidhur një pajisje celulare plotësisht të karikuar.

Mikrovala – Nëse nuk hiqet nga priza, mikrovala mund të konsumojë 3 W më shumë. Gjëja më e mirë është që ta shkëpusni kur nuk është në përdorim.

Kompjuterët – Megjithëse laptopët përdoren më shumë, kompanitë e mëdha dhe njerëzit që punojnë në shtëpi përdorin kompjuterë fikse. Këto pajisje janë gjithmonë në funksion dhe konsumojnë shumë energji. Kompjuterët, edhe kur janë të fikur, mund të konsumojnë deri në 21 W.

Makineria e kafesë – Hiqjani prizën kur nuk e keni në përdorim pasi konsumon rreth 1W më shumë.

Telefoni pa kabllo – Edhe pse janë të rralla, këto pajisje ende përdoren gjerësisht, dhe konsumojnë rreth 3W kur ato janë në prizë.

Televizori – TV juaj harxhon 3W më shumë kur është i fikur, por ende në prizë. E njëjta gjë funksionon edhe tek modelet me konsum A +

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME