Categories Lajme

Pajiste me dokumente false makinat e vjedhura dhe i shiste në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari nga Fieri

Një 55-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Edmond Zogo është vënë në pranga pasi dyshohet se ai bashkë me tre bashkëpunëtorë trafikonin drejt Shqipërisë automjete të vjedhura në Itali dhe Gjermani.

Zogo dhe tre bashkëpunëtorët e tij pajisnin automjetet me vlerë rreth 120 mijë euro me dokumente false, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri. Sipas efektivëve, tre bashkëpunëtorët, shtetas italianë dhe shqiptarë janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Long Way”. Bashkëpunëtor për trafikimin në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura në Itali dhe në Gjermani, të cilat pajiseshin me dokumente false, arrestohet 55-vjeçari. Ndërkohë, janë identifikuar 3 bashkëpunëtorë të 55-vjeçarit (shtetas shqiptarë dhe italian) dhe po punohet për kapjen e tyre.

Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, kamper dhe tip “Fiat”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro. Si rezultat i punës së specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, pas sigurimit të informacioneve se disa shtetas ishin të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të automjeteve, është zhvilluar operacioni policor i koduar “Long Way”.

Në kuadër të operacionit është vënë në pranga shtetasi E. Z., 55 vjeç, banues në Fier, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. Dh., 38 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, të dy banues në Berat, si dhe shtetasi italian A. M., 51 vjeç. Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Itali dhe në Gjermani. Gjithashtu, se ndërhynin në elementet identifikuese të automjeteve dhe paraqitnin për to, dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tipe “Fiat” dhe “Iveco”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro. Vijon intensivisht puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME