Categories Lajme

Pak para fundit tragjik (Video)

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 21-vjeçarja Eleni Tofaloudis takon poshtë shtëpisë së saj shqiptarin Aleksandër Luca dhe sëbashku largohen për në banesën e 21-vjeçarit Manoli Koukouras.

Eleni mund të shihet që e takon Aleksandrin miqësisht, pa e ditur se pak orë më vonë ajo do të ishte viktima e një vrasjeje makabre. Dy djemtë akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke, e cila u gjet në shkëmbinj më 28 Nëntor, në ishullin e Rodos.

Sipas mediave vendase, mbrëmjen e së mërkurës autoritetet kanë mundur të gjejnë edhe shufrën metalike me të cilën e reja u godit në kokë. E konsideruar si armë krimi, sendi u gjet pranë vendit ku dy të rinjtë hodhën trupin e pajetë të studentes, pas dëshmisë së 19-vjeçarit shqiptar.

Një ditë më parë, mediat zbardhën dëshminë e Aleksandër Lucës, i cili para efektivëve të policisë tha se kishte qenë miku i tij grek ai që e kishte goditur studenten me shufër hekuri në kokë, e më pas i kishte kërkuar që ta “hiqnin qafe”.

Nga ana e tij, 21-vjeçari Maloni Koukouras i ka mohuar akuzat. Autoritetet po punojnë për të mbledhur prova që pritet të tregojnë përfshirjen e tij në krim, ndërsa mësohet se është kërkuar edhe zhbllokimi i llogarisë së tij në Facebook.

Tre të rinjtë ishin në shtëpinë e 21-vjeçarit Koukouras kur tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me Elenin, por ajo i refuzoi. Ata e goditën me shufër pas koke dhe më pas e hodhën trupin e saj nga një shkëmb. E reja vdiq nga mbytja, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se vajza ishte abuzuar edhe seksualisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME