Categories Lajme

Pallati i shkatërruar nga tërmeti, ekspertët e nxjerrin të sigurt, banorët: muret janë shembur (Video)

Ekspertët e kanë nxjerrë të sigurt por banorët kanë frikë ende të besojnë tek shtëpitë e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ky është rasti i pallatit 2118 në Durrës, i cili ka dëmtime shumë të mëdha në mure po kolonat mbajtëse kanë dalë të sigurta nga ekspertë spanjollë. Brenda pallatit të ndërtuar në 2009 ka mure të shkëputura bllok dhe që rrezikojnë seriozisht. “News 24” raporton se banorët kërkojnë ekspertizë të sigurisë brenda banesave dhe vlerësim të dëmeve në mure të brendshme e të jashtme.

Pallati ka mbi 250 familje dhe rreth 1000 banorë. Ata kanë nisur largimin e plaçkave me krahë pasi ashensorët nuk punojnë. Kanë marrë shtëpi me qira ose tek të afërm. Shqetësim tjetër i banorëve janë depozitat e ujit rreth 250 ton që ndodhen në tarracë. Si ky pallat janë edhe tre pallate të tjerë mbi 10 katësh në të njëjtën zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME