Categories Showbiz

Paloma në Big Brother, bashkëshorti i saj bën deklaratën e papritur: Më ka mërzitur ca!

Bashkëshorti i Palomës, Alandi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli rreth pjesëmarrjes së gazetares në “Big Brother VIP”. Ai tha se tashmë që e shoqja është brenda reality show-t, atij i kanë mbetur të gjitha punët. Megjithatë, Alandi shtoi se shpreson që Paloma të qëndrojë sa më gjatë aty, pasi është për atë format.

“I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo.

Nuk është se nuk e përballoj dot, është pak e vështirë por nuk dua t’ja prish qejfin dhe dëshirat, sepse kur e do dikë do ta shohësh mirë. I kam thënë që në fillim që për çdo gjë më ke gati dhe unë do të mbështës gjithmonë”, u shpreh ai.

Alandi tregoi dhe si po e përjeton vajza e tyre 6-vjeçare mungesën e të ëmës.

“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë  bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë”, tha ai

I pyetur nëse është ndjerë xheloz në ndonjë moment, Alandi e mohoi, por tha se ka pasur raste që e ka mërzitur sepse ka folur më shumë se ç’duhet.

“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar”, vazhdoi muzikanti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Ikën Buçko, vjen Robert Aliaj, sfidë e fortë mes Florjan Agalliut dhe Valer Kolnikajt pas televotimit

Robert Aliaj Dragot është fermeri më i ri V.I.P. që i bashkohet eksperimentit social, unik…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ja kë sheh fitues ish-banorja, një rrëfim i sinqertë nga Rike Roçi: Në Itali jam bullizuar…

E ftuar sot në Top Albania Radio, Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Mes aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin…

Erjola Doçi pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Reomeon dhe pas daljes së…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E bija feston 18-vjetorin e lindjes, Juli merr surprizën emocionuese (VIDEO)

Julian Deda ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” një surprizë shumë emocionuese…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME