Shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në shitje. Objekti i banimit kap shifrën e afro 500 milionë dollarëve (450 milionë euro). Ajo kishte filluar të ndërtohet para shtatë vitesh, gjersa e njëjta është finalizuar këtë vit.
Shtëpia është e kompletuar me 20 dhoma gjumi, me pamje përballë Oqeanit Paqësor dhe qytetit të Los Anxhelosit. Rezidenca, e emërtuar “The One”, gjendet në majë të një kodre në një lagje të pasur të Los Anxhelos.








