Categories Lajme

Pamje nga Spitali Infektiv, një pacient me tubat e oksigjenit në hundë. Mjekët: Nuk është lojë, rrezikohet jeta!

Ministria e Shëndetësisë tha sot se vijon të jetë serioze dhe e rënduar situata në Spitalin Infektiv. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, dhjetë pacientë janë në terapi intensive dhe katër prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e kryeinfermieres e cila kujdeset për një person të sëmurë dhe bën apel për kujdes. Ajo iu referohet mjekëve të cilët thonë se kjo sëmundje është tinzare dhe plot të papritura.

POSTIMI I PLOTË 📍SPITALI INFEKTIV Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare! A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri🙏🏼 Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

↔️Respekto distancën
😷 Vendose maskën
🧼Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive
🤜#COVID19🤛

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME