Categories Lajme

Nuk besonte se korona është i vërtetë, infektohet dhe ndërron jetë 30-vjeçari

Një burrë nga Teksasi ka humbur jetën pasi mori pjesë në një “party-COVID”, sepse ai mendonte se koronavirusi është një mashtrim. Sipas Shefes së Mjekësisë Metodistike të Kujdesit Shëndetësor në Teksas, Dr. Jane Appleby, personi në fjalë ishte vetëm 30 vjeç. Appleby tha për mediat se pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte marrë pjesë në të ashtuquajturën party-COVID para se të infektohej me koronavirus. Kjo festë u mbajt nga dikush që ishte diagnostikuar i prekur me COVID-19 dhe ideja e festës ishte për të vërtetuar nëse virusi është i vërtetë, pra nëse dikush do të infektohej. Pas kohë pas festës 30-vjeçari u sëmur rëndë.

Appleby tha se ndërsa ishte në spital, pak para se të vdiste, ai i tha infermierit të tij: “Unë mendoj se bëra një gabim, mendova se kjo ishte një shaka, por nuk është ashtu.” “Ai nuk besoi me të vërtetë. Ai mendoi se sëmundja ishte një shaka. Ai mendoi se ishte i ri dhe ishte i pathyeshëm dhe nuk do të preket nga virusi”, -u shpreh Appleby. Appleby tha se ajo vendosi të dilte dhe të fliste publikisht për këtë rast, sepse në Qarkun Bexar, San Antonio, shkalla e pozitivitetit të koronavirusit është rritur nga 5%, që ishte disa javë më parë, në 22%. Ajo theksoi se njerëzit duhet të kuptojnë që ky virus është shumë serioz, mund të përhapet lehtësisht dhe askush nuk është i pathyeshëm. Ajo tha se kohët e fundit ka parë shumë raste të koronavirusit te njerëzit rreth 20-30 vjeç dhe se lutja e vetme e saj për komunitetin dhe veçanërisht për të gjithë të rinjtë, është që ta marrin seriozisht dhe të mbajnë maskën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME