Categories Lajme

Mbi 500 lindje në maternitetin e Shkodrës në periudhën e koronas, mjeku: Shmangi spitalet!

Nga data 9 mars dhe deri më sot në spitalin rajonal të Shkodrës në repartin e obstetri-gjinekologji ka pasur mbi 500 lindje. Sipas informacioneve që vijnë nga kontrollet që kryhen në këtë spital, ka një rritje të numrit të grave shtatëzanë.

Krahasuar me një vit më parë lindjet janë të njëjta. Edhe pse në maternitetin e Shkodrës nuk kemi asnjë rast me koronavirus, mjekët apelojnë për kujdes. Senad Halluni, shef i Shërbimit obstetri-gjinekologji këshillon familjarët e pacientëve, por edhe nënave të reja të shmangin spitalet. “Në spital është mirë të vijnë vetëm personat që e kanë të domosdoshme. Tani nuk është momenti sepse rrezikohen mjekët dhe jeta e nënave bashkë me foshnjën”, tregon ai.
Halluni tregon për masat që janë ndërmarrë në situatën e pandemisë. “Masat e përgjithshme janë marrë në hyrjet dhe daljet e personave familjarë. Identifikohen personat me temperaturë për të kuptuar se si është situata. Bëjmë matjen e temperaturës së personelit dhe shohim kontaktet që kanë pasur”, u shpreh ai. Situata pranë këtij reparti duket e qetë edhe pse rastet pozitive me virus nuk kanë munguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës./Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME