Categories Lajme

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali

Emigrantët e ardhur gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit kanë qenë faktor i rëndësishëm në parandalimin e zvogëlimit të popullsisë italiane. Në vend po lindin më pak fëmijë dhe po vdesin më shumë banorë vendës. Shqiptarët llogariten komuniteti i dytë më i madh. Italia ka shënuar një tjetër minimum historik për sa i përket lindshmërisë, teksa në vend rritet vdekshmëria dhe të larguarit, e në të njëjtën kohë pakësohen ndjeshëm emigrantët.

Instituti italian i Statistikave zbuloi të hënën se në bilancin demografik të vitit 2019, rezulton që numri i lindjeve të reja zbriti me 4,5 për qind nga viti i mëparshëm duke arritur në 420 mijë, ndërkohë që numri i vdekjeve pësoi një rritje të lehtë nga viti në vit, duke prekur 634 mijë. Në të njëjtën periudhë, popullsia rezidente italiane u tkurr me gati 236 mijë banorë ndërsa rezidentët me kombësi të huaj u shtuan me gati 50 mijë më shumë, shkruan Ora News.

Ky trend vijon prej vitit 2015, dhe bilanci demografik zbulon se shumë italianë po e lënë vendin për t’u transferuar jashtë shtetit, raport ky që vitin e kaluar arriti mbi 16 për qind. Si një vend multietnik, ndërkohë, Italia vitin e kaluar regjistroi 194 kombësi të ndryshme. Rumunët mbeten komuniteti më i madh pas italianëve, duke u llogaritur në 1,2 milionë, ndjekur nga shqiptarët, afro 441 mijë, dhe marokenët të tretët, rreth 9 mijë më të pakët në numër.

Së bashku me kinezët dhe ukrainasit, këto pesë popullsi përbëjnë gjysmën e gjithë rezidentëve të huaj në Itali. Në lidhje me ndarjen gjinore, komuniteti shqiptar numëron më shumë meshkuj sesa femra dhe ai rumun më pak meshkuj sesa femra.

Për sa i përket lëvizjeve të brendshme, veriperëndimi i Italisë mbetet rajoni më i populluar i vendit si për italianët, edhe për të huajt, më pas vijnë rajoni jugor, ai qendror dhe verilindor e në fund zonat ishullore. Ekspertët thonë se tkurrja e popullatës dhe plakja e forcës së punës janë një nga arsyet pse ekonomia italiane përballet me një stanjacion të vazhdueshëm. Pandemia e Covid-19 sivjet e ka vështirësuar më tej situatën ekonomike dhe pabarazinë sociale. Përpos tragjedisë së 35 mijë viktimave, pandemia pritet në muajt në vijim të rritë papunësinë, varfërinë, të ulë lindshmërinë por edhe prodhimin e brendshëm me më shumë se 10 për qind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME