Categories Lajme

Pamje skandaloze/ Gripi i shpendëve bën “kërdinë” në Shqipëri, bregdeti i Shëngjinit mbushet me pulat e ngordhura, rrezik për përhapjen e sëmundjeve (VIDEO)

Gripi i shpendëve po bën kërdinë në vendin tonë pasi më shumë se 1 milion pula kanë ngordhur në shumë pak kohë.

Pas ngordhjes së tyre ka patur shumë paqartësi në lidhje me groposjen pasi rreziku i përhapjes së sëmundjeve nga pulat e ngordhura është shumë i madh. Ministria e Bujqësisë ka sevirur për mediat pamje të groposjes së pulave në disa zona në Durrës por duket se jo të gjitha janë groposur ashtu siç duhet.

Ditën e sotme kanë mbërritur pamje skandaloze nga bregdeti i Ranës së Hedhun në Lezhë. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si pulat e ngordhura iu kanë zënë vendin peshqve apo breshkave që pretendohet të dalin nga deti.

Pamje të tilla janë skandaloze duke ditur se plazhi frekuentohet nga qytetarë të shumtë gjatë këtyre ditëve që moti është i mirë por edhe për faktin se edhe pak pritet të hapet sezoni turistik. Shpresojmë që pas këtyre pamjeve skandaloze shteti të reagojë para se të jetë tepër vonë.Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME