Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka vijuar kontrollet kombëtare dhe ndërkombëtare në kuadër të goditjes së krimit të organizuar.
Sipas policisë gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 576 persona, prej të cilëve , 181 janë të arrestuar , 326 janë të proceduar penalisht dhe 33 janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë janë kapur në total 43 persona në kërkim, nga këta: 31 në kërkim kombëtar dhe 12 në kërkim ndërkombëtar.
Njoftimi: Policia e Shtetit, në një javë: Vijojnë operacionet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e krimit të organizuar, krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të atyre të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për garantimin e rendit e sigurisë në territor.
- Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 576 persona, nga këta: 181 janë arrestuar, 362 janë proceduar penalisht dhe 33 janë shpallur në kërkim.
- Janë kapur në total 43 persona në kërkim, nga këta: 31 në kërkim kombëtar dhe 12 në kërkim ndërkombëtar.
- Janë zhvilluar 33 operacione policore të koduara: “The last”, “Money scam”, “Zall-Herr”, “Paskuqani”, “Pacienti”, “Rada”, “Dark”, “Yrsheku”, “Vila”, “Bills”, “Trick”, “Unaza”, “Bergamo”, “Grand Tour”, “Basti i fundit” (2 raste), “Informaliteti”, “Green Forest”, “Restart 6”, “Dimal”, “Stacioni”, “Premtimi”, “Unexpected”, “Compass”, “Road guard 12”, “Attempt”, “Call me 3”, “Thumana”, “Fati i lojërave”, “Identiteti”, “Nightëalker”, “Triple” dhe “Five”.
- Janë zhvilluar 2 operacione ndërkombëtare, me pjesëmarrje të FAST Albania dhe të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit.
- Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 2 operacione, gjatë të cilëve janë shkatërruar 10 sera me fidanë kanabis dhe janë sekuestruar qindra fara kanabis.
- Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 16 raste dhe janë sekuestruar 14 armë zjarri, 1 armë sportive, 10 thika, municion luftarak etj.
- Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 80 kg cannabis, dhjetëra doza cannabis, rreth 1 kg heroinë, sasi kokaine, 12 automjete, 12 celularë, 6 makineri për lojëra fati, shuma të konsiderueshme parash, euro të dyshuara të falsifikuara dhe mallra kontrabandë.
- Është parandaluar 1 ngjarje kriminale, janë goditur 13 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.
- Janë evidentuar dhe goditur 15 raste të krimeve mjedisore, 12 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
- Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 42 raste.
- Janë zbardhur 4 raste të zjarrvënies, me 4 autorë, nga të cilët: 1 i arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
