Categories Lajme

Pamje të rënda nga aksidenti në Tiranë/ Makina përplas 6-vjeçarin me nënën e tij

Publikohen pamjet e aksidentit të sotëm në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku një automjet, i drejtuar nga një 55-vjeçare, aksidentoi një fëmijë 6 vjeçar.

Pamjet e rënda, të publikuara nga JOQ Albania, tregojnë momentin kur 6-vjeçari po qëndronte në trotuar me nënën e tij dhe kur papritur vjen makina dhe e përplas. Mjeti që drejtohej nga gruaja 55-vjeçare, duket se ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar duke marrë përpara nënë e bir.

Kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë që po prisnin të kalonin rrugën kanë nxituar të ndihmojnë nënën me të voglin. Ata shihen të shtyjnë mjetin për të nxjerrë të miturin, ndërkohë që një grua, e cila duket të jetë nëna e vogëlushit, lëviz me duart në kokë, e tmerruar nga ajo që ndodhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME