Disa pamje të tmerrshme të gjendjes së kafshëve në një laborator gjerman janë bërë publike. Aty duket se majmunët janë të lidhur me kllapa metalike në qafë, ndërkohë që macet e qentë duket se janë të rrethuar me gjak në putra. Pamjet u bënë publike nga organizata për mbrojtjen e kafshëve në Gjermani, të cilët kishin futur një aktivist të infiltruar nga dhjetori 2018 deri në mars 2019. Ai thotë se ishte dëshmitar i kushteve të tmerrshme ku qëndronin kafshët.
Aktivistët sqaruan se abuzimi ndaj kafshëve po bëhet në Laboratorin e Farmakologjisë e Toksikologjisë në Mienenbuttel. Fotografitë tregojnë majmunët e rracës “macaques”, të lidhur në kllapa metalike, të dëshpëruar dhe në përpjekje për të shpëtuar.
LPT është një laborator i testimit të kontratave në pronësi të familjes, që kryen testime të toksicitetit për kompanitë farmaceutike, industriale dhe agro-kimike nga e gjithë bota, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e qeverive dhe autoriteteve rregullatore.



