Categories Lajme

Pensionistët pa shpërblim në fundvit

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët mbetet ende në pikëpyetje. Pavarësisht propozimit të Komisionit të Ekonomisë për përfshirjen në ndryshimet e buxhetit, Ministria e Financave theksoi se më parë do të duhet të shihen të ardhurat. Qeveria ende nuk ka një vendim përfundimtar për të dhënë një shpërblim në fund të vitit. Në diskutimin për ndryshimin e buxhetit për shkak të tërmetit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar përfshirjen e fondeve të fundit të vitit në këtë akt.

Ahmetaj: Ne kemi marrë angazhim politik dhe financiar. Është kthyer tashmë në traditë që shpërblimi i pensionistëve dhe familjeve në nevojë është pjesë e politikës financiare, fiskale të qeverisë, të Kryeministrit, në fund të vitit. Por për ministren e Financave, Anila Denaj, gjithçka do të varet nga realizimi i të ardhurave në buxhet.

Denaj: Ministria e Financave do të analizojë kërkesën e bërë nga ky Komision. Kjo kërkesë ka ardhur më vonë sesa ky akt normativ është përpunuar. Do të shikojmë të gjithë vlerësimet të cilat kanë të bëjnë me zërat e shpenzimeve. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj,  ishte kritik ndaj Ministrisë së Financave, duke i propozuar që të bëhet kujdes me detyrimet e prapambetura pasi po krijojnë një barrë në buxhet.

Ahmetaj: Ministre kam merakun që në fund të vitit si Ministre përgjegjëse do ta keni ju në kurriz pavarësisht se nuk i krijoni ju këto detyrime. Por Ministrja e Financave theksoi se ka pasur një ulje të detyrimeve si 9 mujor nga 115.6 në 115.2 mld lekë për këtë vit.

Denaj: Është një proces që shkon paralelisht dhe këtë desha ta trajtoja. Aktualisht ende nuk ka një faturë nga dëmet e tërmetit. Ndërsa në total buxheti shkurtohet me 30 mln dollarë, e ndikuar nga mosrealizimi i të ardhurave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME