Categories Lajme

Pandemia ndalon qarkullimin e kamionëve ikonik të Coca-Cola për festat

Pandemia e Covid-19 ka bërë që të vendosen shumë kufizime në sektorë të ndryshëm të industrisë. Kësaj krize nuk kishte si t’i shpëtonte edhe kompania e njohur e Coca-Cola. Kamionët ikonik të Coca-Cola me mbishkrimin “Festat po afrohen”, të cilët janë pjesë e rëndësishme e organizimeve festive, këtë vit nuk do të dalin në qarkullim.

Sipas “The Sun”, edhe pse kjo mund të jetë shumë zhgënjyese për shumë njerëz, Coca-Cola është shprehur se prioriteti i tyre është shëndeti i punëtorëve, por gjithashtu edhe i konsumatorëve.

Shumë persona filluan të bëjnë postime rreth kësaj duke shprehur mërzinë e tyre, por kompania e Coca-Cola ia riktheu shpresën duke deklaruar se “Dhuratat festive janë duke ardhur”. Nuk kanë treguar se çfarë do të jenë këto dhurata, por kanë konfirmuar se do të jetë diçka surprizuese. l.k/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME