Papa Françesku ka emëruar francezen, Natalie Bequard si nënsekretare të Sinodit të Ipeshkvijve. Natalie është gruaja e parë që mban këtë detyrë.
Nataliqe Bequard është një nga dy nënsekretaret e reja të emëruara në Sinod, organ i cili merret me çështjet kryesore të doktrinës dhe në të cilin ajo ka qenë këshilltare që nga viti 2019.
![]()
“Emërimi i Bequare tregon dëshirën e Papës për pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e gjykimit dhe vendimmarrjes në kishë”, tha sekretari i përgjithshëm i sinodit, Kardinal Mario Grec. Ai shtoi se emërimi i Natalie Bequart dhe mundësia e saj për të marrë pjesë në votim është një “hapje e derës”.
