Categories Lajme

Papa Françesku viziton rajonin e zotëruar dikur nga ISIS

Papa Françesku ka arritur të dielën në veri të Irakut, ku pritet të lutet në gërmadhat e kishave të shkatërruara nga grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), dhe të mbajë një meshë të ambient të hapur, në ditën e fundit të vizitës historike në këtë shtet. Lideri i Kishës Katolike, 84-vjeçar, ka nisur vizitat të dielën pasi ka arritur në aeroportin e Irbilit, ku është përshëndetur nga fëmijët e veshur me fustane tradicionale, derisa njëri prej tyre ka qenë i veshur si vetë Papa.

Më vonë ai do të udhëtojë në Mosul – dikur qendër e IS-it për tre vjet, për t’u lutur për viktimat e luftës në Irak. Ai do të kryejë lutjet në qytetin e rrethuar nga katër kisha të dëmtuara. Papa më pas do të vizitojë kishën më të madhe në Irak, e cila është shkatërruar pjesërisht nga militantët e IS-it afër Qaraqosh-it, hapësirë në të cilën janë kthyer të krishterët prej humbjeve që ka pësuar IS-i.

Ai pritet të përfundojë ditën me një meshë në stadiumin në Irbil, në të cilin pritet të mblidhen rreth 10,000 persona. Më 6 mars, Papa është takuar me një klerik të lartë shiit, Ayatollahun Ali al-Sistani, në qytetin e shenjtë Najaf, teksa Papa ka tentuar të dërgojë mesazh për bashkëjetesë paqësore, si dhe të fuqizojë pakicën e krishterë në Irak. Vizita është transmetuar drejtpërdrejt në televizion, dhe banorët janë parë duke përshëndetur takimin e liderëve fetarë. Pakica e krishterë në Irak dikur vlerësohej se përbëhej nga 1.4 milion banorë.

Mirëpo si pasojë e konflikeve, tani besohet se në Irak janë rreth 300,000 të krishterë, shumica prej të cilëve janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Irakianët kanë mirëpritur vizitën dhe vëmendjen ndërkombëtare që i është dhënë shtetit të tyre, i cili tenton të rimëkëmbet nga dekada të luftës dhe trazirave. Shtete tjera me shumicë myslimane, që ka vizituar Papa Françesku në të kaluarën janë: Turqia, Jordania, Azerbajxhani dhe territoret palestineze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME