Categories Lajme

“Serbia pa Kosovën, si trupi pa shpirt”, babai i Djokovic shokon me deklaratat e tij

Pavarësia e Kosovës dhe ndarja nga Serbia është ende një plagë e hapur dhe e dhimbshme për një pjesë të serbëve, mes tyre edhe njerëz me influencë dhe me ndikim në shoqëri, siç mund të jetë babai i një prej tenistëve më të mirë në histori, Novak Djokovic. Srdjan Djokovic në një intervistë për Sputnik Sport, ku ishte i ftuar për të folur rreth karrierës dhe fillimeve të djalit të tij, ka prekur edhe çështjen e Kosovës dhe Metohijes, një tjetër krahinë, të cilën serbët e pretendojnë.

Deklarata e tij është shokuese, duke marrë parasysh se Kosova tashmë është shtet më vete me të drejta të plota dhe qeverisë serbe po i ushtrohet presion i madh ndërkombëtar për njohjen e saj. Srdjan shprehet se Kosova duhet të jetë me patjetër e Serbisë dhe se ata pa dardanët, janë si trupi pa shpirt.

“Është koha që populli serb të bashkohetdhe të përqëndrohet në interesin kombëtar dhe jo me atë personal. Nëse nuk ndodh, kjo rrezikon të shkatërrojë serbët. A duhet ta marrin Kosovën dhe Metohijen nga ne? Na e morën Kosovën, na urdhëruan… Por nuk do të munden. Si mund të na e marrin? Çfarë jemi ne pa Kosovën? Jemi si trup pa shpirt”, u shpreh Srdjan Djokovic.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME