Categories Lajme

Para dy javësh, Franca lajmëroi se sistemi i aplikimit për azil është bllokuar

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se Jak Prenga u rrëmbye me një Benz të bardhë tip fuoristradë me targa AA 433 Ik rreth dy javë më parë afër banesës së tij.

Ajo bën me dije se Policia është në kërkim të këtij mjeti i cili mund të jetë një provë e fortë për hetimet.

Gjithashtu ajo shton se kontrollet për personat në kërkim për këtë ngjarje janë shtrirë në Shkodër, Kavajë, dhe Shijak.

Nga kontrollet e djeshme në Shijak u sekuestruan kamerat e sigurisë për të parë nëse ka qenë Jak Prenga si dhe u sekuestruan disa armë zjarri.

“Kontrollet e Policisë u bënë në një kompleksi turistik, në tre banesa dhe disa biznese. U gjetën disa armë zjarri.

Më tej kontrollet janë shtrirë në Shijak, Shkodër dhe në Kavajë për personat në kërkim ose që janë të dyshuar si të përfshirë. Janë marrë dhe kamerat e sigurisë për të parë nëse pengu i marrë ka qenë në këto objekte apo jo. Policia ende nuk ka asnjë gjurmë për Prengë Jakun.

Dyshohet se rrëmbimi i Jak Prengës është presion ndaj të vëllait i cili është i dënuar në Angli por që ka lidhje me grupin kriminal të Shijakut. Grupit kriminal të Shijakut nuk i ka dorëzuar një sasi kokaine. Në shenjë presioni ky grup dyshohet se po i bën presion.

Ndërkohë Jak Prenga është rrëmbyer nga autorët me një Benz ngjyrë të bardhë me targa AA 433 IK tip fuoristradë.

Po ashtu nga grupi hetimor më bëjnë me dije se është aktivizuar një grup kriminal që grabit automjete luksoze, i mban në garazhe dhe më pas ja shet personave kriminalë që i përdorin më pas për vrasje apo vjedhje.”– tha Dorjana Bezat.

RENEA dje zhvilloi një operacion për gjetjen e Jak Prengës në Shijak duke mundur të arrestojë dy persona dhe të shpallë në kërkim disa të tjerë, por ende asnjë gjurmë as nga makina e pengmarrësve dhe nga autorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME