Categories Lajme

Paralajmërimi i fri.kshëm i IGJEUM/ Ja çdo të ndodhë më lumenjtë, 7 qarqe të vendit në rrezik për…

Mos i largoni çadrat nga çanta sepse reshjet e shiut në vendin tonë nuk do të ndalen. Madje do të shoqërohen erëra të forta dhe me shtrëngata, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në qarqe. Sipas IGJEUM, qarqet më të rrezikuara për përmbytje janë Durrësi, Elbasani, Berati, Korça, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.

Ndërsa në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve, por nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Parashikimi i IGJEUM:

RESHJET

Nga parashikimet e IGJEUM, sot pasdite (e martë, dt.12) dhe nesër (e mërkurë, dt.13) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Fier, Berat, Korçë dhe mesatare në qarqet e tjera. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Nga llogaritjet e IGJEUM, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në fundin e ditës së sotme (e martë, dt.12) dhe pjesën e parë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.13). Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve përgjatë fundit të ditës së martë dhe nivelet me të larta në pjesët e tyre fushore do jenë në mesditën e ditës së mërkurë. Nivelet maksimale paraprakisht mendohet se nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Llogaritjet hidrologjike për lumenjtë kryesorë do të ndryshohen nga IGJEUM në varësi të sasisë së reshjeve që do të bien në basene. Për çdo ndryshim në lidhje me përmbytjet do kemi komunikim të ri.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 15 / 20 °C

në vendet malore: 9 / 15 °C

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME