Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë nga Jugu i Mesdheut do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë. Për pasojë: dita do të paraqitet me mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Vetëm në zonat juglindore dhe verilindore herë pas herë do ketë vranësira por pa mundur të gjenerojnë shira. Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në orët e para të ditë po ashtu rritja vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30-31°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova, Dita e diel do të paraqitet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët duke filluar nga orët e para të ditës. Pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat veriore dhe Jugore ndërsa pjesa tjetër e territorit vijon me mot të kthjellët.

Rajoni dhe Europa, Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi Europën Qëndrore, Gadishullin Skandinav dhe Europën Lindore duke kushtëzuar vranësira të dendura dhe reshje shiu, ku më të konsiderueshme reshjet do jenë në Ishujt Britanikë.

Ndërsa kthjellime dhe temperatura relativisht të larta do kenë vendet e Pellgut të Mesdheut.

Maqedonia e Veriut, Orët e para të ditës do të paraqiten me kthjellime për pjesën më të madhe të territorit të MV por vranësira të lehta do ketë në zonat lindore. Parashikohet që duke ju afruar mesditës vranësirat të largohen edhe nga këto zona duke ja lënë vendin kthjellimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME