Categories Lajme

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat ditën e sotme

Sipas MeteoAlb edhe ditën e diel do të mbetemi në ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe kthjellimeve të pakta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në zonat Lindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova Republika e Kosovës do të jetë me kthjellime deri në mesditë kur do të ketë shpeshtim të vranësirave. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme.

Maqedonia e Veriut Moti në MV vijon me kthjellime në zonat lindore por mbeten të dukshme vranësirat në zonat veriore duke sjellë gjatë mesditës shira të papërfillshëm. Pasditja përmirëson dukshëm kushtet atmosferike.

Rajoni dhe Europa Pjesa me e madhe e Europës do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme , të cilat do të diktojnë mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndërsa vranësira dhe reshje do kenë Qendra dhe verilindja e Europës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME