Categories Kulture

Parku Arkeologjik Kombëtar i Orikumit, përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi

Parku Arkeologjik Kombëtar i Orikumit përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p.krishtit në vepren “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehen nga kanë ardhur në tokat e të parëve dhe themelojnë qytetin e Orikut. Teatri Antik i Orikut ndertuar në shek III-II p.krishtit është identik me teatrin e Trojës.

Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë. Është përdorur për mbledhje publike, për shfaqje të ndryshme dhe në epokën romake ( shek III-I p.krishtit) janë bërë dhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra 40 metra në J.Perëndim të Teatrit, ndodhet Altari. Para se të fillonte një mbledhje ose ceremoni, shfaqje në Teatër bëhej theroria në zakonshme në Altar.

Pastaj fillonte shfaqja Akropoli- Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambjente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme.

Pusi antik nr.1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Thellësia ë tij shkon 20-23 metra. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut. Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht.

Thellësia ë tij shkonte deri në 23 metra. Puset antik nr3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit janë ruajtur me keq. Janë të mbushur me materiale inerte. Ka dhe dy ose tre te tillë të cilët poi kërkojmë. Tumat e Dukatit ndodhen 1 km në lindje të Dukatit të vjetër.

Inventari i gjetur në to nga arkeologu Neritan Ceka në vitet 1970 i përket periudhës së bronxit të vonë dhe fillimit të hekurit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME