Categories Lajme

Parlamenti në kaos, tym e flakë në seancë, maxhoranca miraton pa debate buxhetin e 2024

Maxhoranca ka miratuar pa debate në parim buxhetin e vitit 2024. Seanca është përfshirë në kaos, ku socialistët kanë votuar mes tymit dhe flakëve në Kuvend.

Demokratët bllokuan punimet normale të Parlamentit, ndërkohë që Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të PD kanë ndezur tymëse dhe flakadanë, ç’ka detyroi maxhorancën të votojë pa debate dhe pa prezantim Buxhetin e vitit 2024.

Në këtë seancë mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, por demokratët nuk kanë lejuar askënd të flasë.

Maxhoranca miratoi me 73 vota pro, buxhetin e vitit 2024.

Në një moment teksa një prej demokratëve ka ndezur një flakadan ka marrë flakë edhe tryeza. Garda ka tentuar ta fikë zjarrin me shishe uji, ndërkohë që është parë edhe habia në sytë e ministrave të qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME