Categories Sport

Partizani fiton duelin me Teutën, merr në dorë fatin e kampionatit

Supersfida e titullit, Teuta-Partizani shkon për të kuqtë të cilët fitojnë 1-0 në “Niko Dovana” dhe tani kanë në dorë fatin e titullit. Në një ndeshje tepër të luftuar ishin bregdetarët që e nisën mjaft mire takimin me presion dhe dy tre raste jo dhe aq sporadike ku më pranë golit ishte Todorovski me një gjuajtje të larguar nga Alban Hoxha.

Në momentin më të mire të Teutës është Partizani që kalon në avantazh ku në një krosim në zone, Frashëri nxitohet të dale por Çinari godet me kokë dhe gjen rrjetën. Goli i jep qetësi skuadrës së Dajës që e mbyll në avantazh pjesën e parë.

E dyta nis vrullshëm për Teutën por është Partizani sërish golit kur Murataj me një gjuajtje godet shtyllën. Edhe në 63’ Partizani mund të kishte mbyllur ndeshjen me Bardhin ku i vetëm nuk arriti të shënonte ndërsa sërish Bardhi po me një roveshatë në 74’ mund të shënonte të dytin. Gjithsesi Teuta duket e dorëzuar në fund dhe pavarësisht përpjekjeve nuk arrin të shënojë dhe ndeshja shkon përfundimisht për të kuqtë që tani me pike të barabarta, 62 aq sa Teuta por kryeson me ndeshje direkte renditjen dhe ka në dorë fatin e titullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME