Categories Sport

Partizani kualifikohet në Champions

Në turin e ardhshëm do të luajë me Vasas Budapest Partizani u kualifikua në turin e tretë të Champions League e volejbollit të femrave. Skuadra kampione e Shqipërisë fitoi dhe takimin e dytë me boshnjakët e Brcko të mërkurën në Lukavac, por me rezultatin 3-2. Duke marrë setin e parë vajzat e Partizanit i shtuan presionin kundërshtareve. Sfida ishte e luftuar deri në fund. Sllovakia Romana Hudecova realizoi 21 pikë për ekipin shqiptar, duke u shpallur edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes. Një sukses që në debutim për Partizanin që do të luajë me Vasas Budapest në fazën tjetër. Ekipi hungarez ka histori në pjesëmarrjen në kupat e Europës. Vasas eliminoi nga gara Luka BAR të Malit të Zi me dy fitore 3-0. Një përballje më e vështirë për Partizanin. Ndeshja e parë me Vasas do të luhet 23 Tetor në Budapest, ndërsa ajo e kthimit më 31 Tetor në Tiranë. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME