Skuadrat me objektiva të ndryshëm Teuta – Flamurtari është ndeshja që do të hapë javën e 8 të Superligës. Për durrsakët, Flamurtari ka qënë gjithnjë ekip i vështirë aq sa edhe këtë sezon Bledi Shkëmbi, trajner i durrsakëve nuk është i sigurtë për këtë takim, megjithëse Vlonjatët gjenden në vendin e fundit të renditjes. “I trembem me sinqeritet se kemi pas probleme me ekipet e dobëta”. Për shkak të kushteve jo të mira të fushës së stadiumit, “Niko Dovana” në Durrës, ndeshja do të luhet në Elbasan.
“Duket si fushë asnjanëse por duhet ta fitojmë”, shprehet tranjeri Shkëmbi. Bledi Shkëmbi dhe Teuta e tij po garojnë për vendet e para në rendije, edhe pse nuk do të jetë e lehtë pasi janë disa skuadra pretendente. “Nuk ka shumë diferenca në këto ekipe, por jam i bindur se në fazën e dytë do marrin”. Në takimet e tjera të javës Kukësi do të vizitojë Skënderbeun në Korcë, Partizani përballet me Vllazninë. Tirana nuk do ta ketë të lehtë me Lacin ndërsa Luftëtari pret Bylisin. Tv Klan
