Categories Lajme

Parukierja i vd iq pas aplikimit të sondës, mjeku: U ktheva nga ulërimat e infermieres dhe e gjeta pa puls, s’kam ç’të them veç …

Ilir Babolli, mjek në QSUT, i cili punon me kontratë edhe në klinikën private në Korçë “Kristi” ku shkon 2 herë në muaj, ka deklaruar pas vd ekjes së parukieres Xhensila Duka në Korçë, pasi i aplikoi sondën në zorrë.

Në dëshminë e zbardhur nga gazetari Elton Qyno, mjeku thotë se i kishte paciente prej vitesh të dyja motrat, ndërsa në momentin që ka aplikuar sondën për zorrën pas problemeve që Xhensila Duka kishte, e ka lënë në të njëjtën dhomë me 2 infermieret dhe ka lëvizur të përgatisë përgjigjen. Kur është kthyer me urgjencë nga thirrjet e infermiereve ku Xheni ishte pa puls.

Pyetur nga grupi hetimor nëse gjatë ekzaminimit të pacientes duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator, mjeku 69-vjeçar thotë se: atë ditë nuk ka patur mjek të tillë, ndërsa shprehet se nuk e di arsyen e vde kjes së Xhensilës dhe se çfarë mund të ketë shkuar keq.

Dëshmia e zbardhur nga gazetari Elton Qyno

Në datën 19 shtator 2020 rreth orës 08:00, kam filluar punë në këtë klinikë si zakonisht. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme në klinikë është paraqitur një paciente me emrin Xhensila Duka, paciente që unë e njihja dhe më parë pasi i kam kryer një procedurë ekzaminimi që quhet kolono skopi. Pas paraqitje së pacientes me të njëjtat ankesa si para katër vitesh, diare me gjak, sot ajo erdhi e pregatitur për të bërë këtë procedurë. Fillimisht, pacientja nuk ka paraqitur ndonjë ankesë përveç diare dhe gjak. U vu në tavolinën e punës nga infermierët Marinela dhe Soena, mbiemrat e tyre nuk i di. Shpjegoj se pacientja ishte e përgatitur me puls oksimetër, matje tensioni dhe seduar me një “ç MIDAZOLAN” dhe një “ç BUZKOPAN”. Më pas unë kam shkuar në dhomën e ekzaminimit dhe kam kryer procedurën që vazhdoj jo më shumë se rreth 10-15 minuta. Procedura është e fotografuar dhe përgjigjia është e shkruar. Është e njëjta diagnozë me atë të katër viteve më parë, për këtë paciente, do methënë rreth 20-25 cm fundore të zorrës ishin vërtet me ulceracione të shumta, siç janë karakteristike për këtë diagnozë, që quhet “kolit ulceroz”. Procedura, mbaroj dhe unë jam kthyer në dhomën e kompjuterit për të përgatitur përgjigjen, komunikova dy fjalë me familjarët që ishin jashtë dhomës së ekzaminimit dhe konkretisht me motrën e pacientes, e cila sapo kishte përfunduar një procedurë të ngjashme, por për stomakun dhe jo për zorrën, të cilën e vura në dijeni shkurtimisht se procedura përfundoi. Të dyja motrat janë paciente të njohura të miat, sepse i kam parë dhe herë të tjera. Ndërkohë që përgatisja përgjigjen dhe fotografitë rreth 7-8 minuta ndodhta kishin kaluar nga ekzaminimi, u ngrita dhe shkova përsëri në dhomën për të parë se çfarë po ndodh, sepse pashë të shqetësuara infermieret e personelit dhe kam parë pacienten në krevat pa puls, pa tension dhe filluam urgjent procedurat e masazhit kardiak dhe frymëmarjes me gojë. Ndërkohë lajmëruam urgjencën. Procedura e frymëmarjes vazhdoi rreth 30 minuta. Erdhi Urgjenca dhe mjeku ka përdorur metodat e tij të defibrilatorit, por pacientja nuk doli në gjendje. Përveç shqetësimit, dhimbjes e keqardhjes nuk di çfarë të them. Nga eksperienca ime 30-vjeçare në këto procedura ajo që mund të them është se procedura u krye në një kohë të shkurtër dhe pa trauma”.

Pyetje: Çfarë procedure është ndjekur gjatë kohës që pacientja Xhensila Duka ndodhej në dhomën e ekzaminimit?

Përgjigje:Siç shpjegova më lart, pacientes i është vënë një puls oksimetër, i është matur tensioni, procedurë që merret paraprakisht nga stafi i infermierëve dhe më pas nga ana ime është kryer procedura e ekzaminimit të pacientes. Deri në përfundimin e kësaj procedure parametrat jetësore kanë qënë normale dhe unë u largova si zakonisht për në dhomë, me qëllim plotësimin e kartelës, në pritje të disa minutave , për të rifolur me pacienten për mënyrën e mjekimit të sëmundjes.

Pyetje: Gjatë ekzaminimit të pacientes Xhensila Duka, a duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator?

Përgjigje: Gjatë këtyre ekzaminimeve nuk është aplikuar prania e mjekut anestezist reniamator, pasi dhe dozat e sedacionit, janë të vogla dhe sot nuk ka patur mjek të tillë.

Pyetje: A duhej të shtrohej në ambjentet e tjera pas ekzaminimit pacientja Xhensila Duka dhe a duhej të ofrohej ndonjë shërbim tjetër mjekësor?

Përgjigje:Normalisht pas ekzaminimeve të kryera, lihet të qetësohet disa minuta dhe më pas kalohet në një dhomë tjetër në praninë e një ifermiereje apo familjarëve për t’u çlodhur, për t’u bërë gati për marrjen e përgjigjes së caktuar.

Pyetje: Pas ekzaminimeve të kryera a keni konstatuar tek pacientja Xhensila Duka, shqetësime të tjera shëndetësore dhe në rast se po, çfarë konkretisht?

Përgjigje: Nuk kam konstatuar asnjë lloj shqetësimi, unë i kam dhënë një diagnozë në vitin 2017 dhe kjo ishte hera e dytë me të njëjtën diagnozë.

Pyetje: A keni dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes Xhensila Duka?

Përgjigje: Nuk kam dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të thënë?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të thënë.

Xhensila Duka, 39-vjeçarja nga Korça që humbi jetën në një klinikë private në qytetin juglindor. Ajo kishte shkuar bashkë me motrën e saj për të bërë analizë me procedurën e sondës, ku kjo e fundit ia hodhi pa asnjë problem. Xhensila, nënë e 2 fëmijëve, nuk mundi të dalë gjallë pas kësja procedure, më 19 shtator. Ndaj tij dhe infermieres 39-vjeçare Marinela Postoli, kanë nisur hetimet për veprën penale “neglizhenda në trajtimin mjekësor”, me dyshimin se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes. Prokuroria po pret rezultatet e autopsisë ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME