Categories Lajme

Pas aksidentit rrugor, u konfliktuan fizikisht: 4 të arrestuar në Durrës, tre prej tyre vëllezër! Detaje…

Katër persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për konfliktin e ndodhur të enjten në Durrës, ku u konfliktuan fizikisht disa persona pas një aksidenti automobilistik. Nën hetim është vënë edhe administrator i lokalit në afërsi të të cilit ndodhi konflikti, pasi hoqi DVR-në e kamerave të sigurisë.

Në pranga kanë rënë personat A.K, E.K dhe R.K, të tre vëllezër për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim si edhe 22-vjeçari A.H, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Deklarimi i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

Në kërkim është shpallur personi me inicialet B. H., 63 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sipas policisë, pasditen e së enjtes 63-vjeçar me inicialet B.H është përplasur me automjetin me drejtues A.K. Pas përplasjes, janë përfshirë në konflikt fizik, A.K dhe 2 vëllezërit e tij me shoferin e automjetit tjetër dhe A.H.

Policia thotë se A.H nuk ka treguar për rrethanat e konfliktit dhe për personat e përfshirë, ndërsa 35-vjeçari me inicialet A.ZH ka hequr kamerat e sigurisë së lokalit.

“U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, pas përplasjes së 2 automjeteve, vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Procedohet administratori i lokalit në afërsi të të cilit ndodhi konflikti, sepse hoqi DVR-në e kamerave të sigurisë së lokalit.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 42 vjeç, E. K., 36 vjeç dhe R. K., 32 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

A. H., 22 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Deklarimi i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”;

-shpallën në kërkim shtetasin B. H., 63 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 35 vjeç, banues në Durrës, administratori i një lokalit përpara të cilit ka ndodhur konflikti, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dje, rreth orës 18:50, automjeti me drejtues shtetasin B. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Pas përplasjes, janë përfshirë në konflikt fizik, shtetasi A. K. dhe 2 vëllezërit e tij me shtetasit B. H. dhe A. H.

Shtetasi A. H., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, nuk ka treguar për rrethanat e konfliktit dhe për shtetasit e përfshirë, ndërsa shtetasi A. Zh. ka hequr dhe ka fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë së lokalit, me qëllim që të pengonte veprimet hetimore të Policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. H. dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Pas aksidentit rrugor, u konfliktuan fizikisht: 4 të arrestuar në

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME