Categories Politike

Pas Iranit presidenti Trump kërcënon Irakun: Do t’ju bëj shembull

Presidenti Trump ka hapur një “luftë” komunikimi me të gjithë. Ditën e sotme ai ka kërcënuar Irakun, pas rezolutës që kuvendi i vendit miratoi, në të cilën kërkohej largimi i trupave amerikane nga Iraku.Trump ka kërcënuar me sanksione të jashtëzakonshme në rast se Iraku ndërmerr lëvizje të tilla.

“Ne atje e kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për t’u ndërtuar. Ne nuk do të largohemi derisa të na e shpaguajnë atë. Sanksionet ndaj tyre do jenë si kurrë në ndonjë vend tjetër”, tha para gazetarëve kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas tij, sanksionet do jenë të një përmase të që nuk është parë kurrë më parë.

Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Irakun dhe Iranin u tensionuan pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, përmes një sulmi me dron nga forcat amerikane në Bagdad.

Pasardhësi i Soleimanit në pozitën e komandantit të forcave Kuds, Esmail Qaani, është zotuar se do ta vazhdojë misionin e ushtarakut tashmë të ndjerë. “Ne premtojmë se do ta vazhdojmë rrugën e martirit Soleimani me të njëjtën forcë dhe dëmshpërblimi i vetëm për ne do të ishte largimi i Amerikës nga rajoni”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME