Categories Lajme

Pas Italisë dhe Frankfurtit, Air Albania do të nisë fluturimet edhe drejt Londrës

Air Albania do të nisë fluturimet edhe drejt Londrës. Sipas njoftimit të kompanisë, me datë 26 korrik do të nisin fluturimet drejt Londrës. Air Albania ka lajmëruar se nga data 13 korrik do të nisin fluturimet drejt Pizës, Veronës dhe Bergamos ndërsa nga data 20 Korrik do të nisë fluturimet me Frankfurtin.⁣⁣ Ndërkaq në kuadër të masave antiCOVID, asnjë udhëtar nuk mund të hyjë në aeroport nëse nuk është i pajisur me maskën mbrojtëse. Të gjithë personat qe do të hyjnë në terminal si në nisje dhe në mbërritje duhet të kalojnë në tunelin e dezifenktimit. Në momentin e hyrjes në Terminal, pasagjerët si në nisje ashtu edhe në mbërritje do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës. Në rast se udhëtari do të rezultojë me temperaturë më të lartë se 37.5 ai do t’i nënshtrohet një ekzaminimi nga stafi mjekësor. Gjithashtu gjatë qëndrimit në terminal të gjithë pasagjerët duhet të respektojnë sinjalistikën dhe të ruajnë distancën fizike me pasagjerët e tjerë dhe përdorin karriget sipas sinjalistikës së përcaktuar, ndërsa për kujdesinë higjienës personale janë vendosur dezinfektantë në pikat kyçe të aeroportit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME