Categories Lajme

Pas krimit bëri xhiro me biçikletë dhe piu birra, si ra policia në gjurmët e shqiptarit që vrau të dashurën italiane

Vanesa kishte qenë një obsesion për të që kur e la. Pastaj në javët e fundit, disi, ai kishte mësuar për shtatzëninë e saj. Ndoshta sepse nuk e pa më në supermarket, ose dikush ia komunikoi mungesën e saj.

Do të ishte ky lajmi që ndezi diçka në mendjen e shqiptarit Bujar Fandaj, i cili sipas hetuesve planifikoi dhe kreu vrasjen e ish të dashurës italiane, Vanessa Ballan, me një thikë të ngjashme me ato të gjetura në shtëpinë e saj në Altivole.

Por mbi të gjitha, Fandaj sipas mediave italiane kishte planifikuar në detaje edhe alibinë për të shmangur autorësinë. Fillimisht disa orë para atentatit, në profilet e tij në rrjetet sociale ai postoi një foto nga kryqëzimi drejt Nova Goricës, në Slloveni, ndërsa mbrëmjen e së martës kur duke përdorur një celular pa kartë SIM (për të parandaluar gjeolokalizimin) thirri policinë dhe rrëfeu: “Isha unë që e bëra, nesër do të dorëzohem në komisariatin e Riese Pio X“.

Në mendjen e tij, kjo telefonatë supozohej të ngadalësonte kërkimet ndërsa burri, pronar i kompanisë artizanale “Sette Color”, e specializuar në pikturë po përgatitej të arratisej.

Më të çuditshme janë veprimet e tij pasi kreu krimin. Ai ka ecur me biçikletë për të shmangur kamerat e sigurisë dhe mbi të gjitha sistemet e zbulimit të targave. Bujari është endur nëpër fshat përpara se të ndalonte në lokalin “Ci Torno” në San Vito di Altivole. Ai ishte klient i rregullt kështu që rreth orës 14:40, kur hyri, askush nuk i kushtoi vëmendje. Ai shkoi në tualet për t’u freskuar dhe ndoshta për të pastruar një plagë të vogël në dorë, mes gishtit tregues dhe gishtit të madh, të cilën me sa duket e pësoi teksa i merrte jetën me 7 goditje thike Vanesës.

Pastaj porositi një birrë dhe ka bërë një bisedë normale me banakierët, por në veçanti është ndalur tek tatuazhet, teksa komunikonte me një nga klientët.

“Ishte normal, na foli për tatuazhet. Më pas konsumoi porosinë. Ai u shoqërua me një klient për rreth njëzet minuta, duke i treguar se kohët e fundit kishte bërë një tatuazh në krahun e tij ku shfaqej një trëndafil me busull. Ai tha se ato ishin referenca për historitë e kaluara që kishin të bënin me një vajzë. Më pas doli dhe hipi në një makinë, një Kia gri”, tha një nga banakieret.

Ndoshta Fandaj shpresonte në këtë mënyrë të largonte dyshimet për të, por karabinierët kishin mbërritur tashmë në shtëpinë e tij, pasi kishin dyshuar kur gjetën në çantën e braktisur në kopshtin e shtëpisë së Vanesës një thikë e një çekiç me markë të kompanisë së Fandajt, me të cilin kishte thyer xhamin për të hyrë në shtëpinë e viktimës.

A2News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME