Categories Lajme

Dyshohen për shpërdorim detyre, arrestohen tre zyrtarë

Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Mësohet se zyrtarët pajisnin qytetarët me dokumente false, për vendbanime, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare.

Të arrestuar janë shtetasit:

-L. M., 62 vjeç, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren;

-A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren;

-F. B., 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Rasti është publikuar fillimisht nga një emision investigativ.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë  falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasaporta”.

Shpërdoruan detyrat për të pajisur qytetarë me dokumente false, për vendbanimin, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare, vihen në pranga 3 punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë.

Strukturat hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, dyshohej se falsifikonin dokumente, me qëllim pajisjen e qytetarëve, me vërtetime, në kundërshtim me ligjin, më datë 12.10.2023 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Si rezultat i hetimeve disajavore, të kryera me metoda proaktive, strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, finalizuan operacionin policor të koduar “Pasaporta”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i udhrave për ndalimin e shtetasve:

-L. M., 62 vjeç, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren;

-A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren;

-F. B., 61 vjeç, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për hetime të mëtejshme me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

Theksojmë faktin se ky rast është publikuar dhe në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Falënderojmë gazetarët e qytetarët dhe i sigurojmë se Policia e Dibrës është maksimalisht e angazhuar për goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME